Ndodh mrekullia/ Mjekët shqiptarë i shpëtojnë jetën 6-vjecarit shqiptar

Edhe pse i kemi kritikuar shpesh me të drejtë për marrje lekësh, për mos kurim të saktë e për 100 gjëra të tjera, kjo nuk do të thotë që në QSUNT nuk ka mjektë të mirëfilltë që e bëjnë më së miri detyren e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish. Mjekët te Neurokirurgjia në QSUNT i kanë shpëtuar jetën një 6-vjeçari i cili kishte një tu mor të rre zikshëm në kokë.
“Falemindeirt ekipit të neurokirurgjisë në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë Prof.Asc. Artur Xhumari, dr. Armand Shehu, dr. Myfit Saraçi, dr. Mirel Grada, dr. Jetmira Kerxhaliu dhe infermierët e sallës operatore të neurokirurgjisë,” shkruan ndër të tjera Manastirliu në postimin e saj.Ndërkohë në Kongresin e PS që u mbajt dje në Pallatin e Kongreseve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha lajmin e mirë për mjekët dhe infermierët shqiptarë.
Sipas ministres do të rriten rrogat e mjekëve dhe infermierëve në të gjitha nivelet në vendin tonë. Kujtojmë se vitët e fundit janë larguar drejt Gjermanisë një numër shumë i lart mjekësh dhe infermierësh nga vendi jonë, pikërisht për shkak të pagave të ulta.