Vjen urgjent ambulanca ne emicionin e Top Channel/ Konkurrentja ra ne toke dhe….

Pas suksesit në sezonin e kaluar, “Just dance” tashmë ka nisur puntatën e parë të sezonit të dytë në programin e fundjavës në “E Diell” në “Top Channel”.Me juri të balerinëve profesionist si Graciano Tagani, Enada Vaso, Ezdalin Gorani dhe Isida Mollaymeri, programi u jep mundësine shumë të rinjve të shfaqin talentin e tyre në fushën e baletit, me kërcime moderne dhe jo vetëm.

Mirëpo, duke ushtruar katë art te bukur por edhe të vështirë njëkohësisht, ndodh që të ketë edhe incidente, si ai që i ndodhi njërës prej konkurrenteve.Një incident ka ndodhur edhe gjatë puntatës së djeshme , ku nje prej vajzave konkurrente ka përp lasur kokën në dysheme teksa performonte duke shqetësuar jo pak autorët dhe stafin.Menjëherë u mbyll transmetimi dhe vajzës i erdhën të gjithë në ndihmë, ndersa më pas u shoqërua me ambulancë. Autori i emisionit, Graciano Tagani ishte në lot dhe shumë në merak.Ndërsa anëtari tjetër i jurisë, Esdalin Gorani u mundua të qetësonte situatën dhe gjithë të pranishmit duke thënë se në spektakle të tilla është normale dhe të ndodhin incidente të tilla, por që ky në këtë rast nuk ishte për t’u shqetësuar.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.