Një ngjarje e trishtë është regjistruar në orët e fundit në Pirgo në Greqi, ku një 21-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u ve tëvarur. Sipas Top Channel, bëhet fjalë të riun për Qazim Dosti.Ky i fundit vendosi t’i japë fund jetës me një tel nga një pemë në afërsi të urës që lidh Pirgosin me Qeparisinë. Raportohet se i riu, pak para se të kryente aktin ekstrem i kishte dërguar një foto të motrës duke i treguar cfarë po bënte.
Edhe pse e motra është munduar t’i ndryshojë mendjen, s’ia ka dalë dot sepse ai mbylli telefonin dhe nuk përgjigjej. Ajo ka lajmëruar direkt pjestarët e tjerë të familjes, por ishte e kot.Ka qenë një i afërm i tij ai që e ka parë fillimisht të pajetë ndërsa pas kësaj ka shkuar edhe ambulanca në vendngjarje, mirëpo ishte shumë vonë.Institucionet përkatëse kanë nisur direkt hetimet për të zbuluar arsyen pse i riu shqiptar arriti deri në këtë pikë dhe kreu aktin ekstrem ndaj vetes së tij.Dhimbja e madhe ka pushtuar familjen, shoqërinë e tij dhe gjithë ata që e njihnin. Ai njihej si një djalë i urtë, i qetë dhe aspak problematik, ndaj të gjithë janë habitur pse kreu këtë akt.
