Zi e madhe/Po shkonte të takonte të fejuarën, biznesmeni shqiptar humb jètën në mes të rrugës në Itali

Një ak sident i ka marrë jetën një 45-vjeçari shqiptar në Itali mbrëmjen e së shtunës, kur automjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga.
Ai po udhëtonte drejt Forli për të takuar të fejuarën e tij. Por në rrethana ende të paqarta, humbi kontrollin mbi automjetin e tij tip Alfa Romeo dhe makina doli nga rruga duke u për mbysur.
45-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Sipas shtypit italian, prej 1 viti e gjysmë ai ishte i fejuar me Sandra Tampieri, një personazhe e njohur televizive në shtetin fqinj.
Vetë Sandra Tampieri ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit për ndarjen nga jeta të 45-vjeçarit shqiptar.