Beniada Nishani bëhet pjesë e emisionit të njohur në Itali!

Duket se Big Brother VIP po i hap dyer Beniada Nishanit edhe në Itali, jo se kishte nevojë, sepse atje njihet, por i ka dhënë një shtysë të madhe për të fituar vëmendje sërish.

Modelja shqiptare ka marrë së fundmi pjesë në emisionin e famshëm “Tiki Taka”, i cili transmetohet në gjigantin italian Mediaset dhe ndiqet nga miliona tifozë italianë (por edhe shqiptarë).

Këtë e ka zbuluar vetë modelja, teksa ka ndarë foto nga prapaskena “Tiki Taka” është një emision sportiv që drejtohet nga Piero Chiambretti dhe duket se në puntatën e re është e ftuar dhe modelja shqiptare.

Kujtojmë që Beniada mori më shumë famë me pjesëmarrjen në reality show, bukuroshja tashmë është angazhuar dhe në televizion dhe duket për mrekulli, sepse ekrani i shkon.

Urojmë që Beniada të ketë sukses në daljet e saj televizive dhe të dëgjohet kur flet, sepse është një nga personazhet më të preferuar të publikut shqiptar.

Më poshtë gjeni fotot që ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale në këtë aktivitet:

Lojtës Videosh

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.