Donaldi i kërkoi publikisht falje Borës/ Cuditërisht Beatrixës nuk ja ndieu fare: Ja cfare pergjigje i ktheu

Për herë të parë që pas daljes nga BBV, Donaldi reagoi publikisht përmes një postimi në Instastory pasditen e sotme dhe dihej që ky reagim i tij do sillte shumë reagime të tjera nga “pjestarë” të tjerë të “telenovelës” më të famshme të viteve të fundit në Shqipëri.Pas falendërimit për mbështetjen e madhe, ai shprehet se është i penduar për humbjen që pësoi në Big Brother dhe që uron që bora të shkrihet. Sigurisht që e ka fjalën për Borën që e njohim të gjithë, dhe jo borën si fenomen natyror.

“Ndërkohë që kamerat janë fikur uroj të kuptoni e respektoni qe tanime kjo eshte jeta ime reale e si te tille dua ta trajtoj.

Kam kerkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat qe nuk duhet ti kisha hapur kurre. Me ndihmen e kohes dhe te diellit, uroj që bora të shkrihet”, ishte një pjesë e mesazhit të gjatë të Donaldit.Ndërkohë që Donaldi pret të shkrijë Bora, reagimi i parë nuk ka ardhur nga Bora Zemani por nga Beatrix Ramosaj, që sigurisht nuk mund të rrinte dot pa reaguar në një rast si ky.E ndërsa erdhi kjo deklaratë e fortë e aktorit, Beatrix postoi një foto të një vajze të vogël duke parë nga dritarja me kureshtje, me mbishkrimin “Të gjithë duke kontrolluar çfarë poston Trixa”.Siç duket këngëtarja ka vendosur që për publikun situatën ta marrë me sportivitet, pasi duket se e ka hedhur pas krahëve këtë histori dhe po i përkushtohet 100% vetëm muzikës.


You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *