Duke qarë, Ronela Hajati: Po bëj gjithçka që mundem, jam në një periudhë shumë delikate të jetës time…

Ronela Hajati siç tashmë dihet do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”.

Derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri te gara më e madhe, artistja gjatë kësaj periudhe ka qenë e pranishme nëpër vende të ndryshme për të prezantuar këngën “Sekret”.

Ajo ka dhuruar performanca të shumta, ndërkohë që projekti është pëlqyer në masë të madhe.

E njëjta ka bërë së fundmi një shkrim prekës, teksa në foton e fundit të postimit shfaqet duke qarë.

Postimi i plotë i Hajatit (pa ndërhyrje):

“Ju nuk e keni idene sa pergjegjesi ndiej ti shperblej vetes ne rradhe te pare e me pas te gjithe atyre qe po punojne per Eurovision! E gjithë jeta ime po këndoj në shumë faza dhe po ndihem si një nevojë për një hap të madh për të shkuar më tej! Dëshira ime më e madhe është që e gjithë bota të dëgjojë muzikën time!

E nderkohe kam kaq shume projekte te tjera qe kane mbetur pezull! Kjo eshte nje nga periudhat me intensive dhe emotive per mua!

Po jap gjithcka qe mundem per te dale sa me mire! Në foton e fundit keni Ronin tuaj kryesisht të kohës! Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime. Dhe keshtu dua te dini qe cdo grimce mbeshtetjeje eshte nje mal me force per mua! Ju dua shume”.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.