Hiq leshin nga sqetullat/ Fansat kapen keq me Beniadën…

Beniada Nishani është një nga personazhet e shoubizit më të dashur nga publiku, pas rrugëtimit të saj fantastik në BBV, ku shkoi deri në finalen e madhe dhe fitoi mbështetjen e të gjithëve me thjeshtësinë dhe ciltërsinë e saj.Por edhe pse Beniada, me profesion modele, del gjithmonë e kuruar, ndodh ndonjëherë që të harrojë ndonjë gjë të vogël pa dashje, e cila nuk është ndonjë “gabim” i pafalshëm, por fansat ua vënë direkt në dukje atyre.

Syrit të publikut nuk i shpëton kurrë asgjë. Sidomos kur bëhet fjalë për personazhe të famshëm, fotot e tyre shihen me imtësi dhe një pakujdesi e vogël komentohet. Kështu i ka ndodhur së fundmi dhe Beniadës.Bukuroshja e “Big Brother VIP” është rikthyer në Itali dhe ndodhet aktualisht në Milano. Aty ka takuar disa miq dhe me to ka ndarë një foto. Mirëpo ndjekësve nuk u ka shpëtuar pjesa e sqetullave të modeles, e cila nga nxitimi ndoshta dhe ka harruar të depilohej.“Hiq leshin te sqetullat”, ndjekësit i gjejnë “gabimin” Beniadës dhe ia vënë direkt në dukje (foto)Megjithatë ky detaj nuk e ka penguar Beniadën, e cila si gjithmonë shfaqet në super formë në foto. Për më tepër ajo ka njoftuar se do ta shohim në Mediaset.Nuk e dimë ende nëse do jetë thjesht një e ftuar apo dicka më shumë, duke qenë e përhershme në emision. Mesa duket “aventura” e sja te “Procesi Sportiv” me Edi Manushin mund të mbarojë shumë më shpejt nga sa pritej.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.