“Unë të deshta, ti më përdore”, fansat aludojnë se kënga e re e Trixës është dedikim për Donaldin

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, është shndërruar një nga emrat më të përfolur në showbiz-in shqiptar për shkak të lidhjes së saj me aktorin Donald Veshajn.

Siç dihet pas daljes së artistit nga Big Brother VIP, cifti i shkëputën kontaktet, shkruan “Kosovarja”.


Ndërsa, sot Trixa publikoi projektin më të ri muzikor me titull “Ma shumë se ti”.

Derisa teksti i këngës është dedikim për një dashuri jo të kthyer njëjtë nga ana e kundërt, fansat aludojnë se artistja ia ka dedikuar ish – partnerit Donaldit.

“Nuk e dija që ishe aq idiot …”, “Unë të deshta, ti më përdore ..”, “Premtimet që ti i bërë kurgjo s’meti se i more …”, madje i ka thënë edhe “lamtumire”: “Kejt ca une jam e ke pas n’duar, tash zemra ime është gur që më nuk thehet kurrë”, janë disa nga fjalitë që fansat po veqojnë se janë drejt aktorit të humorit.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *