Flet vjehrra e vajzes qe ia moren jeten sot ne Fier: Burri im e ndërtoi këtë shtëpi po s’e gëzoi

Janë pamje të paimagjinueshme ato brenda shtëpisë së familjes Hoxha ku vjehrri, Xhevairi vr au me thi kë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizin. I gjithë salloni është i mbuluar nga gj a ku i së ndjerës.

Ndërkohë që pastron , bashkëshortja e Xhevairit tregon debatet që kishin në familje duke theksuar se ishte e ndjera shkaku se përse i biri, Fatjoni ishte ndarë nga bashkëshortja e parë, me të cilën kishte një djalë 8 vjeç. Kjo e fundit ishte rimartuar në Durrës pas ndarjes me Fatjonin, i cili kishte krijuar një lidhje paralele me Merushën.

“Kjo shtëpi është e Xhevairit. Ajo i thoshtë ik se nuk ke shtëpi këtu. Një djalë kemi ne, Fatjonin. Xhevairi i ndërtoi dhe nuk i gëzoi këto shtëpi. Edhe nusja e parë prandaj iku e shkreta se djali shkonte me këtë. Me zor erdhi Xhevairi të rrinte këtu”, tregon ajo.

Fiqnjët po ashtu flasin për she rre të vazhdueshme në familje për shkak të bashkëjetesës së Fatjonin me Merushën, për të cilën vjehrri thoshte se nuk ishte nuse e denjë për djalin e tij për shkak se kishte qenë e martuar, me tre fëmijë dhe i mbante thonjtë e gjata.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.