Kanye do të bënte për Kimin atë që se bën asnjë burrë shqiptar

Kanye West dhe Kim Kardashian janë tashmë zyrtarisht të divorcuar, por mediat po ndjekin këmba-këmbës çdo veprim të tyre.

Në një artikull të fundit nga TMZ na vjen një titull paksa i çuditshëm ku thuhet se “Kanye do të hiqte dorë nga karriera e tij artistike vetëm për të qenë stilisti personal i Kim Kardashian”.

Këtë lajm e ka bërë me dije Kimi në një nga episodet e serialit të saj “Keeping Up With Kardashians”.

Të dy kanë tashmë linjat e tyre të veshjeve, por Kanye do të sakrifikonte karrierën e tij si reper për t’ju përkushtuar më shumë Kimit.

Kim Kardashian është aktualisht në një lidhje me Pete Davidson dhe duket se Kanye West tani është e shkuar e harruar.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.