Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e 33-të, urimin më të veçantë e mori nga Dj Geek

Dafina Zeqiri padiskutim është njëra ndër këngëtaret shqiptare që do të lërë gjurmë gjatë në muzikën shqiptare.

Ajo tashmë ka arritur të bëjë një publik të tërë për vete me hitet e saj të jashtëzakonshme.

Për shkak të suksesit të madh, ajo është e kërkuar shumë në koncerte, përtej kësaj, Dafina sot feston ditëlindjen e saj të 33-të.

Ajo qysh në orat e para ka marrë urime të shumta nga kolegë, miq dhe familjarë, si dhe shumë ndjekës.

Me dy imazhe artistike, Geek u kujdes që t’ia shkruaj fjalët më emocionuese asaj.

“I uroj vajzës më të mirë në botë ditëlindjen më të lumtur ditën e sotme! Ju jeni më të vërtetë madhështore , mbështetëse dhe e kujdesshme që dikush mund të kërkojë ndonjëherë, dhe unë jam shumë me fat që të kam në jetën time! Te dua shume! Ps. dukesh më e re se kurrë!dafina.zeqiri”, shkroi ai në postimin e tij./Lajmi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.