
Donald Veshaj i shkon Borës në emision? Dalin fotot nga prapaskena

Donald Veshaj dhe Bora Zemani vazhdojnë të komentohen në mediat rozë ta marrin vëmendje me pothuajse secilin postim të tyre.
E pas deklaratës së Donaldit se është penduar për gjërat që ka humbur dhe se po punon t’i rifitojë, ata janë në qendër të vëmendjes.
Donaldi ka konfirmuar së fundmi se së bashku me Romeon do të nisin emisionin e tyre shumë shpejt.
Madje, së fundmi, një nga konkurentët e “Përputhen” ka ndarë një foto me Donaldin, nuk dihet nëse aktori ka qenë në emisionin e Borës apo janë takuar në studiot e televizionit.
Ishte pikërisht, Sami Berisha që ndau me ndjekësit e tij në ‘Instagram’ një foto nën shoqërinë e Donaldit, ku në mbishkrimin e fotos ka vendosur një emoji “borë.”
Dyshja duken mjaft të buzëqeshur në foto, dhe presim se si do të rrjedhin ngjarjet./Lajmi/