Urojmë që Nicole të postojë edhe foto dhe video të tjera nga përditshmëria e saj, se nuk ngopemi duke e parë. Madje, do donim ta shihnim edhe në emisionet e Alketës.
Vajza e Alketa Vejsiut qenka një yll! Më në fund del me foto në Instagram

Alketa Vejsiu është një super moderatore e njohur dhe njerëzit dinë shumë rreth saj, por i ka edhe ca sekrete. Për shembull, i ka mbajtur larg vëmendjes burrin dhe fëmijët.
Ajo nuk i ka publikuar asnjëherë me fytyrë fëmijët e saj, pavarësisht se është e martuar prej 17 vitesh dhe është një nënë e lumtur dhe e kënaqur me fëmijët që ka rritur.
Alketa ka dy fëmijë, vajzën Nicole dhe djalin Lionel. Deri më tani fansat e Alketës nuk i kishin parë në media apo në rrjetet sociale, derisa Nicole vendosi të hapë profilin e saj në Instagram.
Në dy fotot e para që ka postuar, vërehet bukuria e saj, që ka mahnitur rjetin dhe kanë marrë komplimente pafund nga ndjekësit e parë që ajo ka fituar.