Të gjithë u fokusuan tek vargjet e Donaldit, ja detaji tjetër që mund ta keni humbur

Donald Veshaj, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda kanë publikuar bashkëpunimin më të ri me titull “Picasso”.

Edhe këtë herë, treshja kanë tërhequr vëmendje përmes tekstit, veçanërisht me pjesën e Donaldit.


Fansat menjëherë kanë lënë komente për fragmentin e kënduar nga aktori duke shkruar se ky është një dedikim për ish të dashurën e tij, Bora Zemani.

Pjesë nga teksti i Donaldit:

“Ma tha truri për me t’puth

Ma tha truri për me t’humb

Ma tha truri për me t’lut

Ma tha truri për me vujt”

Po ky nuk është detaji i vetëm nga muzika e re e treshes.

Edhe vendi në të cilin Donaldi qëndron në videoklip duket se ka një kuptim të veçantë për të – po, lidhet me Borën sërish.

Siç mund ta shikoni edhe në foto, ai është duke qëndruar në një vend që i ngjason një kishe.

Do thoni ju – ç’lidhje ka kjo me Borën? Ashtu menduam edhe ne në fillim, por një video e vjetër e aktorit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” e tregon më së miri arsyen përse.

Në videon e shkëputur nga emisioni ai thotë për Borën: “Nuk e takova në televizion, e takova në kishë”.

Shiko videon:

Lojtës Videosh

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *