
Donaldi më ka kërkuar falje personalisht/ Bora Zemani i tregon të gjitha, nuk mban më ujë pilafi…

Historia e Borës dhe Donaldit nuk është zbehur ende pasi në portale vazhdon prej disa kohësh të aludohet se ata janë ribashkuar. Fillimisht u tha se Donaldi i kishte shkuar Borës në shtëpi, më pas çdo këngë e tij merrej për dedikim dhe çdo postim i Borës si kundërpërgjigje.
Përmes një shkrimi në Instastory, ajo tregon se shumë prej atyre që janë thënë nuk janë të vërteta, por sa i përket dedikimeve dhe ndjesës tregon që po, është e vërtetë.