
Edhe qielli e qau/ Përcillet në banesën e fundit 24-vjeçarja nga Kavaja që humbi jetën në Itali

Sot në qytetin e Kavajës, familjarë, të afërm dhe qindra qytetarë kanë përcjellë mes lotësh e dhimbje në banesën e fundit 24-vjeçaren Daiana Galicaj.Daiana u nda nga jeta në lule të rinisë pas një a ksidenti tragjik në Itali, ku jetonte dhe punonte prej disa kohësh. Ajo ishte duke u kthyer nga puna në komunën Castelmassa, kur humbi kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonte.Galicaj punonte në kompaninë Amazon e prej kohësh jetonte në Badia Polesino.