Kënga e re e Trixës nuk ishte dedikim për Donaldin? Ja çfarë tha ajo në “BBV” për këtë projekt

Pak ditë më parë, Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin e saj më të ri “Ma shumë se ti”, është projekti i saj i dytë i publikuar pas daljes së saj nga “Big Brother VIP”.

Ky projekt është komentuar shumë për faktin se duket si një dedikim për Donaldin, me të cilin krijoi lidhje brenda shtëpisë së “BBV”.

Por një video që po qarkullon së fundi, nuk duket se është e tillë edhe pse i përshtatet historisë së tyre.

Ishte pikërisht Trixa ajo e cila e kishte diskutuar këtë projekt me banorët në “BBV”.

Këngëtarja ka treguar se Dj Geek i ka bërë një propozim për bashkëpunim dhe se kënga ishte shumë e bukur.

“Ishalla më kanë pritur për një bashkëpunim që kam patur me Geek-un e Dafinës nuk e di a e kanë realizuar apo jo por ishte një super këngë!”, shprehet Trixa duke lënë të nënkuptohet se teksti është shkruar që më parë.

Po ashtu, në përshkrimin e këngës në ‘YouTube’ vihet re se teksti është shkruar nga Vig Poppa dhe jo nga Beatrix.

Ndryshe, Donaldi dhe Trixa i dhanë fund lidhjes së tyre katër ditë pas përfundimit të “BBV”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.