Ky është reagimi i Andit pasi ia lëshojnë klipin e Jasminës me Ardian Bujupin

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Artani së fundmi ka qenë i ftuar në një emision, ku ka rrëfyer gjëra nga jeta e tij personale.
Ndër të tjera, në ekran atij i është shfaqur videoklipi i këngëtarit Ardian Bujupi, ku protagoniste në këtë klip është Jasmina, ish-konkurrentja e “Për’puthen” më të cilën Andi kishte pasur disa takime së bashku.
I pyetur se a ka parë këtë klip dhe a është xheloz? Ai është përgjigjur kështu:
“Vetëm kështu në Instagram çka më ka dal se kështu me hi Youtube me shiku, nuk e kom këqyr, besom, qaq xheloz jam ndje, që kisha thonë a vallëzojmë me e bo xheloz Jasminën”, u shpreh Andi në emisionin “Libero” në ATV.