Gruaja shtatzënë përplas me makinë 7-vjeçaren, përfundojnë të dyja në spital

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të martë në qytetin e Lezhës. Një vajzë vetëm 7 vjeçe mbeti e plagosur, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi në afërsi Varrezave të Dëshmorëve, në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Gazetarja Vera Deda thotë në timonin e makinës ishte një grua shtatzënë, e cila mësohet se për shkak të tronditjes, edhe ajo u dërgua në spital.

Fatmirësisht 7-vjeçarja e aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.