Moderatorin shqiptar për pak sa nuk e bënë copë qentë e rrugës/ Kishte shkuar të blinte bukë

Moderatori dhe redaktori i Klan Kosovës Kushtrim Reshitaj, është sulmuar nga një qen endacak në orët e para të ditës së marte. Reshitaj tha se u sulmua derisa doli për ta marrë bukën që e kishte porositur për syfyr.Ai theksoi se shpëtoi pa ndonjë pasojë në trup. Moderatori dhe redaktori i Klanit shpreh brengën e tij për pasigurinë e qytetarëve e në veçanti të fëmijëve.“Sonte përderisa dola me marrë bukën e porositur për syfyr, u sulmova nga njëri prej qenve endacak që rri vazhdimisht tek lagjia ku unë jetoj.