
17-vjeçari dëshiron të ruajë delet deri në fund të jetës në vendin e vetë/ Çfarë Gjermanie aman, le të shkojë kush të dojë!

Gjermania është kthyer në një pikë shprese për shumë nga ballkanasit, sidomos për shqiptarët, kosovarët dhe boshnjakët.17-vjeçari boshnjak, Esmir Krpiq u bë i njohur për njerëzit kur në fund të vitit të kaluar shprehu dëshirën për 3 dele dhe mori një tufë prej 40 delesh.Esmiri fitoi zemrat e shumë njerëzve me mirësinë dhe sinqeritetin e tij, veçanërisht për dashurinë për vendin e tij që nuk do e braktisë asnjëherë.