Bujar Nishani në gjendje të rëndë/ E kanë nisur me shpejtësi drejt Gjermanisë…

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani është mëngjesin e sotëm jashtë shtetit për kurim më të specializuar sepse gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.Mësohet se Nishani u shoqërua mëngjesin e sotëm me autoambulancë deri në aeroport, për të fluturuar më pas për në Gjermani ku do të jetë në trajtim më të specializuar.Siç raportoi dje abcnews.al, Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se Nishani ka patur fibrozë post covid, të cilat i kanë shkaktuar ulje të nivelit të okrigjenit në gjak si edhe parametra të tjera duke bërë të domosdoshme dërgimin e tij jashtë.Koronavirusi ka lënë shumë persona me pasoja të tjera në mushkëri duke bërë që të detyrohen të rikthehen në spital. I tillë duket të jetë edhe rasti i ish-Presidentit Nishani.U mendua se Nishani nuk kishte nevojë të largohej jashtë vendit, por situata duke se ka ndryshuar tani dhe duhet me patjeter te levizë. / Abcnews.al

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *