Gruaja bëhet nënë në moshën 49-vjecare/ Njerëzit i kthehen kundër: S’të del jeta për ta rritur…

Një grua ka përmbushur ëndrrën e saj të përjetshme për t’u bërë nënë pas një mesazhi të papritur nga një e afërme e largët, duke e pyetur nëse do të ishte e interesuar të adoptonte fëmijën e saj. Kris Monsour, nga Canal Winchester, Ohio, tani 51 vjeçe, kaloi më shumë se dhjetë vjet duke u përpjekur për fëmijë dhe pësoi dy aborte para se të vendoste të birësonte një fëmijë të porsalindur. Kris ishte 49 vjeçe kur ajo dhe burri i saj adoptuan Ainsley, tani dy vjeçe, në mars të vitit 2020 dhe shpenzuan 19,000 dollarë për këtë proces.“Kur takova burrin tim, Clay, 47 vjeç, mbeta shtatzënë shumë shpejt, por humba fëmijën në moshën tre muajshe.