I dha fund takimeve me Mevlanin, Efi rrëfen reagimin e fortë të babait të saj: Më tha që ke vonuar shumë për…

Dy konkurrentët e Për’Puthen, Mevlan Shaba dhe Efi Dhedhes kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes në program për shkak të takimeve dhe deklaratave të tyre.

Konkurrentja vendosi pak kohë më parë që të ndërpresë takimet me Mevlanin, madje gjatë puntatës së sotme ajo zbuloi se i ati i saj ishte mërzitur me të, ku shtoi se kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë që kur ajo është bërë pjesë e programit.


“Është hera e parë që kur kam qenë pjesë e Për’puthen që kam qenë pjesë, që babi im më është drejtuar kësaj radhe për pjesën e takimit me Mevlanin, jam ndjerë shumë keq se e kam parë që është mërzitur dhe më tha që ke vonuar shumë për të ndërprerë takimet, sepse ai njeri ty të ka ulur, domethënë, babi im po më sheh në atë lloj mënyre dhe mua më erdhi tepër keq për mënyrën se si më shef”, u shpreh Efi.

Më tej ajo tregoi se babai i saj ka krijuar përshtypjen që Mevlani po luan me të, dhe vetëm e ka ulur.

“Ai po luan imagjino se çfarë përshtypjeje po i jep babit tim, një moment është mirë një moment është keq, si fillim nisi Prime-i, pastaj pas kësaj ok e tolerova, bëra kërcimin, pas kërcimit bëra përballjen edhe në përballje përsëri ma mohoi, në është ndienja është çështje respekti”, tregoi ajo.

Efi dhe Mevlani kanë pasur debate të vazhdueshme të cilat kanë ndikuar në vendimin e Efit për ndërprerjen e takimeve./Panorama/

Lojtës Videosh

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *