
Konkurrenti i Përputhen del në takim me Bora Zemanin?

Konkurrentët e emisionit të Për’puthen’ janë mjaft aktivë në rrjetet sociale duke postuar foto apo video nga prapaskenat e programit por edhe të takimeve të tyre.
Kështu ka ndodhur së fundmi me konkurrentin, Sami Berisha, ditën e sotme ai ka postuar një video nga takimi me Ifgjenia Dhedhes, ata shfaqen mjaft të afërt dhe nuk kursejnë as puthjet ndaj njëri-tjetrit.
“Me ca lule me një vend” ka shkruar ai mbi videon e postuar në “InstaStory”, pas kësaj, Berisha ka postuar një bisedë me një nga ndjekësit e tij ku ka ngatërruar Efin me moderatoren Bora Zemani.
Ndjekësi është konfuzuar duke i shkruar se konkurrenti ka dal në takim me Borën,”Thashë qe me Borën pasha krejt” shkruan ai, nga ana tjetër, konkurrenti i ka replikuar duke i shkruar se Efi është më e mirë se Zemani, “Hahahaha, më e mirë se Bora kjo” ka qenë përgjigja e Samiut./Kosovarja/