A zot i madh, a quhen prinder keta/ E hedhin djalin 5 vjeç në lumë dhe kërkojnë ndihmë për ta gjetur se ‘është zhdukur’

Prind mund të bëhet kushdo, por jo cdo kush mund të quhet prind. Historia që do lexoni më poshtë do iu lërë pa fjalë dhë të shtangur. Duket sikur është histori filmi, por në fakt është histori reale.Rasti i 40 vjeçarit nga Cardiff në Angli, John Cole dhe të shoqes 31 vjeçare, Angarad ëilliamson, është tipik i dy monstrave.

Ata i morën jetën djalit të tyre pesë vjeçar pas muajsh të tërë torturave, e flakën në lumë dhe me pafytyrësi shpallën zhdukjen e të voglit dhe kërkuan ndihmë për ta gjetur.Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe po gjykohet pasi u zbardh nga policia britanike. Mëngjesin e 31 korrikut 2021, trupi i djalit të vogël u gjet nga policia në një lumë vetëm 250 metra larg shtëpisë së tij në Bridget, 32 km në perëndim të Cardiff.Sipas mediave në Uells, 5-vjeçari vuajti prej muajsh nga torturat e babait dhe nënës së tij. Situata u përkeqësua më 20 korrik, kur fëmija rezultoi pozitiv me korona.

Ai u mbajt mbyllur në dhomë, pa kujdes prindëror dhe mjekësor.Punonjësit socialë kishin shkuar dy herë në shtëpinë e familjes, por nuk kanë vepruar në kohë për t’i shpëtuar jetën 5-vjeçarit pasi u penguan nga prindërit. E gjatë gjithë këtyre muajve, çifti porosiste vakte të shtrenjta ushqimesh ndërsa detyronin të voglin të hante vetëm drithëra dhe madje e tallnin për ushqimin e shijshëm që ata hanin dhe ai jo.Babai trupmadh dhe shtatlartë i dha urdhër 5-vjeçarit të bënte ushtrime gjimnastikore derisa ai ishte rraskapitur dhe ra duke qarë në dysheme. I vogli u gjet në lumë, me plagë dhe mavijosje në të gjithë trupin e tij. Ekspertët dëshmuan në gjykatë se këto ishin shenja a buzimi që 5-vjeçari kishte pësuar muaj para se t’i merrnin jetën.


You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *