A ju duket normale komenti i Ilir Shaqirit te video e fundit e Arjolës?

Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri kanë qenë dy nga banorët më të pandarë në shtëpinë e “Big Brother”.

Por miqësia e tyre nuk shpëtoi pa u komentuar si diçka më tepër dhe ishte puthja që shkëmbyen gjatë një roli e cila bëri rrjetin të shpërthente për marrëdhënien e tyre.

Por pas daljes nga shtëpia, Arjola i qetësoi të gjithë duke u shfaqur me Emanuelën, partneren e balerinit.

Arjola ka publikuar një video në profilin e saj në Instagram dhe ndër të parët që e ka komentuar ka qenë pikërisht Ilir Shaqiri.

“Unë kurrë s’kam vuajtur për ty a je në vete,”– këndon ajo, por nuk dimë se kujt i drejtohet aktorja me këtë këngë por vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale e ka marrë komenti i Ilir Shaqirit.

“Syt e tu syt e tu me gjithë dritat që kam parë”, i shkruan ai duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Sigurisht që ky koment ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Ka nga ata që nuk iu duket normale që një burrë i martuar, t’i bëjë një koment të tillë publikisht një femre tjetër, ka dhe nga ata që iu duket koment normal mes dy miqve.

Kujtojmë se Arjola Demiri dhe Sabiani, janë dy nga personat që Iliri po mban shumë kontakte pas mbarimit të BBV, ndërsa me banorët e tjerë ka thenë që thjesht përshëndeten.

Iliri po jeton mes Tiranës dhe Romës, ku në Shqipëri është angazhuar me disa projekte televizive që pritet të fillojnë së shpejti, por ëndrra e tij më e madhe është të hapë një shkollë baleti.

Shiko komentin:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.