Dafina Zeqiri publikon fotografi nga pushimet në fshat me të dashurin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, duket se ka gjetur së fundmi pak kohë për të pushuar pas publikimit të projekteve muzikore të shumta.

Ajo bashkë me të dashuri e saj, DJ Geek, kanë vizituar së fundmi vendlindjen e saj, Suedinë.

Këngëtarja vendosi që mëngjesin e së hënës të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga vizita e çiftit në një prej zonave rurale të Horbyt.

Ajo mund të shihet duke kaluar momente të këndshme në shoqëri të Geek-ut, teksa kanë shijuar së bashku një vizitë në fshat.

E veshur me tuta sportive dhe një peliqe të verdhë, Zeqiri është dukur tejet atraktive në pozat e ndara me ndjekësit e saj.

Ndërkohë, kjo paraqitje e saj vjen pak ditë pasi ajo publikoi baladën “Faj” në bashkëpunim me reperin Elinel, që është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.