Do bëhet fiks goc fshati/ Ajka e Bes Kallakut mëson të mbjellë domate…

Kur vjen fjala te çifti Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, ata janë mjaft të dashur për publikun. Tw dy janë mjaft aktiv në rrjetet sociale duke postuar foto apo video nga përditshmëria , së bashku me vajzën e tyre, Ajka.Të gjithë e dimë ‘dashurinë’ që aktori ka për fshatin dhe sidomos më specifikisht për domatet.

Së fundmi, Xhensila ka ndarë një video në llogarinë e saj personale në Instagram teksa shihet Besi duke mësuar Ajkën si të mbjellë domate në disa vazo në shtëpinë e tyre.‘’Kape këtu, mbille me kujdes. Vendosë këtu dhe mbuloje me dhe’, dëgjohet t’i thotë Besi vajzës së tij në video, tw cilwn e ka postuar nw rrjetet sociale.

Besi dhe Xhensila kanë qenë të rezervuar me ekspozimin e vajzës së tyre në rrjetet sociale dhe në publik. Megjithatë, vitin e fundit duket se kanë vendosur të jenë më të hapur duke mos i ‘kursyer’ fotot e saj në rrjetet sociale.Kujtojmë se Xhensila Myrtezaj festoi pak ditë më parë ditëlindjen. Ky 29 vjetor e ka gjetur këngëtaren me plot surpriza. Nuk kanë munguar urimet e shumta nga kolegët dhe miqtë e këngëtares. Gjithashtu Bes Kallaku i ka kushtuar disa fjalë partneres së tij.Besi ka publikuar një fotografi me Ajkën, ndërsa ka shkruar: “Me këtë foto i urojmë mami Xhensilës edhe 100 pranvera me diell dhe këngë të bukura.” Këngëtarja është surprizuar gjithashtu dhe nga stafi i Silabel, kompanisë kozmetike që zotëron.


You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *