Nëna e Rita Orës i del në përkrahje Beatrixit

Beatrix Ramosaj ditë më parë publikoi një video në llogaritë e saj sociale, në të cilën fliste për bullizimin që i është bërë muajve të fundit.

Këngëtarja 27-vjeçare u paragjykua dhe u ofendua në rrjetet sociale për lidhjen që e krijoi me aktorin Donald Veshajn në BB VIP dhe kjo ka bërë që ajo të reagoi dhe të kërkoi që kjo të ndalet, madje tha se atë që do të vazhdojnë të bëjnë këtë do të përballen me ligjin.

Ramoshaj dhe Veshaj kanë ndarë rrugët menjëherë pas përfundimit të BB VIP.

Pas këtij reagimi, Ramosaj mori mbështetje edhe nga nëna e Rita Orës, Vera. Vera Ora ka shpërndarë në InstaStory videon e Beatrixës, ku bëri thirrje që të ndalohet bu.llizimi.

“Stop bu.llizimin, shëndeti mendor ka rëndësi, krenare me ty që fole hapur princeshë”, ka shkruar Vera në postimin dhe komentin e saj sipër videos ndërkohë, në një postim të dytë në të cilën Beatrix e ka falënderuar për përkrahjen duke thënë se kjo ka shumë rëndësi për të, nëna e yllit shqiptar u shpreh se si popull kemi tradita të forta dhe rini të bukur andaj kjo nuk vend tek ne.

“Jemi komb i lashtë, kemi tradita të forta dhe rini të bukur-hajde t’i ndihmojmë njëri-tjetrit! Pavarësisht se kush është në pyetje kjo nuk ka vend në vendin tonë”, ka shkruar Ora.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.