
Pasi u shfaq e përlotur në video, Trixa ka diçka për t’i thënë të gjithë atyre që reaguan ndaj saj

Gjatë ditës së djeshme këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj është shfaqur e përlotur në një video që ajo ka postuar në ‘Instagram’, ajo u shfaq e përlotur pasi u shpreh se për shumë muaj u bullizua.
Pas publikimit të videos, këngëtarja ka marrë reagime të shumta jo vetëm nga ndjekësit e saj por edhe nga artistë të ndryshëm.
Këngëtarja ka vendosur që të reagojë sërish ndaj komenteve, kësaj here për t’i falenderuar ndjekësit e saj përmes një postimi në ‘InstaStory’.
Ajo shkruan thjesht “faleminderit” në foton e publikuar, ndryshe Trixa është paragjykuar shumë pas lidhjes që pati brenda shtëpisë së “BBV” me Donald Veshajn./Lajmi.net/