Bora Zemani e ftuar në Më ler të flas/ Romeo jep përgjigjen epike…

Romeo Veshaj ka zbuluar detaje nga emisioni i tij “Më lër të flas” që së shpejti do të fillojë në Top Channel, saktësisht cdo të premte duke nisur nga 29 prilli.“Nuk ka të bëje vetëm me çensurën, e menduam unë Ledioni dhe Lori të njëjtin emër veçmas. Do jemi me kostum, do jemi në trajtën e një late night shoë.

Në puntatën e parë të ftuarit eparë do të jenë ‘bo*bë’.Ka për të qenë diçka që nuk është parë më parë. Përveç intervistave do të ketë sketçe, lojëra. Donaldi ka drama, unë jo. Donaldin nuk e kanë ftuar në intervista dhe si është pak hermetic.Ne kemi një super kimi dhe energji me njëri tjetrin, emocioni do të jetë shumë i madh. Që do të dalë mirë nuk diskutohet. Frikë kam që ishalla nuk rrëzohem.Big Brotheri tek Donaldi është i pashmangshëm. Do, s’do ai ëshët i lidhur me të. Në episodin e parë mund të ketë prekje të vogla të BBV por jo që të flitet vetëm për të.A do të jetë Bora Zemani e ftuar në emision? Pas kësaj pyetjeje Romeo nuk pranoi të përgjigjej dhe nxori tabelën “Mos më bëj të flas”, duke lënë të kuptohej se ekzistonte mundësia që moderatorja të jetë e fuar në të ardhmen.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *