Hajde c’bëhet/ 23-vjeçarja lidhet me 63-vjeçarin: U dashuruam brenda një ore, prindërve të mi iu pëlqen

Një modele 23-vjeçare, e cila është në lidhje me një burrë 40 vjet më të madh se ajo, ka reaguar ndaj kritikëve që pretendojnë se ajo është me të vetëm për paratë e tij. Willow Sias, 23 vjeç, nga Karolina e Veriut, u takua me lojtarin profesionist të kazinove David Simonini, 63 vjeç, në Tinder në shkurt 2022 dhe thotë se u dashuruan menjëherë.“Ramë në dashuri brenda një ore. Ai ishte takimi im i parë dhe i vetëm në Tinder.
:“David e ka mbajtur fjalën për gjithçka, gjë që është vërtet seksi për mua. Ai sigurohet që unë të jem mirë dhe të mos kem nevojë për asgjë, e kjo është vërtet e madhe për mua. Unë kam nevojë për këtë lloj stabiliteti dhe sigurie në jetën time në këtë pikë.”Willow thotë se familja dhe miqtë e saj e kanë pranuan të dashurin e saj të ri, por disa njerëz besojnë se David është thjesht financuesi i saj. “Prindërve të mi iu pëlqen sa të lumtur më ka bërë dhe sa i mirë është ai për mua. Së fundmi më bleu një Mercedes AMG dhe më llaston si babai im.”, thote 23-vjecarja.