C’po ndodh mes tyre/ Beniada kalon naten me ish banorin e Big Brother

Ardit Çuni ka deklaruar se do vijonte njohjen me Beniada Nishani pas daljes “Big Brother VIP” dhe diçka e tillë po ndodh. Pyetja që kanë ndjekësit e tyre është: si shokë apo diçka më shumë?Dy ish-banorët e “Big Brother VIP” e kanë kaluar ditën e djeshme në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe mikeshës së modeles, duke mos ngurruar të ndanin pamjet edhe në rrjetet sociale. Fillimisht ata kanë drekuar dhe më pas janë zhvendosur në shtëpinë e Beniadës.Në fillim të formatit u fol shumë rreth marrëdhënies së tyre dhe u mendua se mund të lindte diçka. Por, ishte Beniada ajo që u tërhoq duke thënë se Arditin e ka vetëm shok.Megjithatë, këngëtari ka folur shpesh për Beniadën në dalje të ndryshme televizive dhe madje është shprehur se po pret që ajo të dalë dhe të vijojnë njohjen e ku i dihet mund të lind edhe ndonjë gjë mes tyre. Mirëpo, Beniada ka surprizuar me deklaratat e saj për këngëtarin pas daljes. Teksa ishte e ftuar në “E diell”, ajo u pyet lidhur me deklaratat e tij.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *