Ky vend në Shqipëri bën mrekulli/ Këtu vijnë ata që duan të lindin fëmijë

Burimet e Papazit në Golemas të Kavajës janë kthyer në një mister që tërheq njerëzit gjithmonë e më shumë. Në mes të një krateri të madh, gropëzat që banorët i quajnë Papaz gurgullojnë prej shekujsh një masë të holluar argjile që pluskon.Në mes të gjelbërimit, të bie në sy ajo sipërfaqe gri me gropëza shumë të thella. Gojëdhëna thotë se aty shkojnë gra që duan të lindin fëmijë a njerëz që shpresojnë se ky vend do i ndihmojë fati të krijojnë familje.
Përveç besimit se ai burim është i shenjtë, besimtarët kanë një tjetër qasje. Teologu Sedat Mahmudaj thotë se ende nuk ka krijuar bindjen për këtë vlerë të këtij vendi, duke mos hedhur poshtë enigmën që mban ai vend, ndërsa historiani Xhaferr Xhihani, banor i Kavajës, flet për pozicionin strategjik ku ndodhet Papazi e më pas Shpëtim Iseberi, specialist pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura tha se kemi të bëjmë me një monument natyror i cili është i studiuar dhe mbrohet me ligj.Studiuesi Ylli Jasa preferon që të mos e zhveshim Papazin nga misteri që e mbështjell që prej lashtësisë, ndërsa gojëdhëna do jetojë e do mbledhë aty njerëz për të dëshmuar mrekullitë që natyra krijon.