
Vajza nga Spanja ka ardhur të jetojë në Shqipëri se mbaron pas byrekut/ Kërkesa e mamasë për djemtë shqiptar

Lucia Lopez Silva është një 24 vjeçare nga Galicia e Spanjës, e cila për disa muaj jeton në Durrës duke studiuar në degën e hoteleri turizmit. Ajo është dashuruar me vendin tonë, por dhe ka arritur një famë të menjëhershme falë videove që publikon në Tik Tok ku tregon për qytetin e Durrësit dhe rutinën e saj ditore.E ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermalin Peçin, shprehu se kurioziteti ishte shumë i madh për Shqipërinë dhe vazhdimisht komunikon me prindërit e saj të cilëve u tregon ngjarje të ndryshme.“Mamaja ime më pyet gjatë gjithë kohës a ke gjetur një të dashur shqiptar.
Edhe unë jam këtu duke parë telenovela.”Detaji më interesant që i ka bërë më shumë përshtypjen në vendin tonë ishin bunkerët, për të cilët ishte informuar më parë por shprehu se nuke e dinte që “kishte kaq shumë. Kudo që shkoj u bëj foto, më pëlqen shumë t’i shoh se është historia e jetuar në përditshmëri.”Ushqimet e saj të preferuara janë byreku, petullat dhe tava e dheut. “Më pëlqen shumë të bëj byrek, kam një shoqe e ëma e secilës më ka premtuar se do më mësoj ta bëj. Më pëlqejnë shumë petullat me proshutë. Petullat i kemi të njëjta në Spanjë. Një ushqim që më pëlqen të bëj është edhe tava e dheut.”/ Abcnews