E ka djalin e madh/ Arbana zbulon profesionin që do ketë Joni i vogël

Tani që është në pritje të ëmbël, Arbana kalon shumë kohë me familjen e saj e sidomos me dy djemtë, Jonin dhe Diellin. Po ashtu edhe postimet në rrjetet sociale kanë qenë më të shumta në këtë periudhë.Me disa foto të Jonit duke ndërtuar lego të ndryshme, Arbana ka zbuluar dhe profesionin e ardhshëm të tij.“Dashuria ime Joni është një arkitet i vogël i mrekullueshëm dhe ne jemi shumë krenarë”, ka shkruar moderatorja krah gjithë legove që Joni ka ndërtuar të madhësive të ndryshme.

Nuk do të ishte çudi që kjo kënaqësi e Jonit të përkthehej në profesion kur ai të rritet megjithatë për të zbuluar rrugën që do të ndjekë, do të duhet të rritet dhe pak.Joni zotëron gjithashtu aftësi shumë të mira në gatim, pasion të cilin e ka trashëguar nga mami. Kujtojmë se Arbana ka nxjerrë vite më aprë një libër me receta gatimi që u prit mjaft mirë nga publiku dhe pati shitje të mëdha.Joni është fryt i lidhjes së parë që Arbana Osmani pati për disa vite me ardit Kero, me të cilin u nda më vonë dhe nëpër media u tha se ndarja s’kishte qenë aspak paqësore.Ndërkohë me partnerin aktual, Arbana ka sjellë ne jëtë Diellin dhe së shpejti do shtohen me një vajzë. Arbana e dha lajmin e bukur që ishte shtatzënë në finalen e madhe të BBV më 18 shkurt.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.