Kriset marrëdhënia mes Donaldit dhe Fifit, kjo e fundit reagon ashpër pas skeçit të vëllezërve Veshaj

Fifi ka reaguar pas batutës që bëri Donaldi në emisionin “Më lër të flas” që nisi dje.

Në një nga skeçet e emisionit, teksa i tregonte Mozzik-ut shtëpinë e Big Brother VIP, aktori i humorit i tregon dhe vendin ku u rrëzua Fifi.


“Këtu u rrëzua Fifi”, ndërsa në dysheme vendosin një tufë me gjethe.

Mirëpo, kjo nuk është pritur mirë nga këngëtarja, e cila thotë se do të përballen me gjyq.

Në videon që tashmë është fshirë, ajo shprehet: “Sapo më erdhi një lajm dhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë.

Kam refuzuar ta shoh si skenë.

Dhe unë nëse e shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“, shprehej këngëtarja.

Kujtojmë që Donaldi dhe Fifi kishin një raport mjaft të mirë me njëri-tjetrin, madje kjo e fundit bëri një tatuazh dedikuar atij.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *