Vjen mesazhi publik i Donaldit për Dj Dagz

Konkurrenti i “Big Brother Vip 1” Donald Veshaj ka vendosur të prekë shumë situata të ndodhura në spektakël, gjatë emisionit të tij të ri.

Mes shumë temash, Donaldi ka vendosur të flasë edhe për marrëdhënien e tij me Dj Dagz.


Tema e bisedës ka qenë në lidhje me situatën e shumëkomentuar të zinxhirit të nominimeve.

Vëllezërit Veshaj kanë ironizuar kritikat e marra ndaj ish-banorit kur ky i fundit nuk e shpëtoi Dj Dagz nga nomimini.

Romeo i ka drejtuar Donaldit pyetjen e shumëfolur se pse nuk e shpëtoi Dagzin.

“Të gjithë mund të kenë pyetje për jetën tënde private, unë vetëm një pyetje kam.

Atë Dagzin pse se shpëtove.

Nuk të pëlqen?”– i tha Romeo.

Më tej u dha dhe një skeç që Donaldi kishte realizuar, ku të gjithë njerëzit që ai takonte në rrugë e pyesnin “Pse nuk e ke shpëtuar Dagzin?”.

Aktori i humorit më pas hipën në një makinë së bashku me Romeon, ku i dërgon një mesazh Dagzit.

Gjatë rrugës shfaqet edhe Dj Dagz, të cilin Donaldi “e shtyp” me makinë teksa po ishte duke i shkruar mesazhin.

Shiko videon:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *