U akuzua se i mori të dashurën Bashkimit, Argjendi sqaron njëherë e mirë raportin me Alvisën

Ish-konkurrenti i “Për’puthen 3” Argjend Rraci ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “N’Zoom”, ku ka folur për raportin e tij me Alvisën – e cila doli nga programi me Bashkimin, por lidhja e tyre nuk zgjati shumë.

Dyshja u dyshua se kishin nisur një marrëdhënie mes tyre për shkak të disa videove në aplikacionin e njohur TikTok, në njërën prej tyre Alvisa kishte vendosur një audio përmes të cilës i kërkonte Argjendit që ai ta dojë, t’i bëjë qejfin dhe mos t’i bërtasë.

Vetë Alvisa i hodhi poshtë zërat që mund të ketë diçka mes tyre, por këto thashetheme filluan sërish pasi ish-konkurrenti publikoi në rrjete sociale një video me Alvisën në makinë krahas së cilësh shkroi: “shoferja ime personale”.

Gjatë intervistës që Argjendi tha se mes tij dhe Alvisës ka thjesht shoqëri, ai gjithashtu adresoi edhe komentet negative që kanë bërë ndjekësit, të cilët mendojnë që i ka marrë të dashurën Bashkimit./iconstyle/

“Mua nuk më pengojnë shkrimet që bëhen deri sa nuk ekzagjerohen, duke qenë se na kanë parë me njëri-tjetrin në Tiranë dhe më pas në Prishtinë njerzëit mund të mendojnë dhe është e drejtë ta mendojnë atë pjesë, ajo që mund të them unë është se nuk ka asgjë të vërtetë, mes nesh ka mbetur një shoqëri shumë e mirë dhe kurdo që kemi rastin takohemi dhe kalojmë kohë të mirë bashkë.

Kaq, jam ndjerë edhe si person i tretë edhe pse s’kam qenë, më ka nisur mami disa screenshot-s, që ‘ai i mori femrën atij tjetrit’ në momentin që dikush ndahet me dikë dhe nis një histori me dikë tjetër, nuk quhet që dikush ia ka marrë (të dashurën)”– tha ai.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.