Çfarë llafos ti moj? Burri çohet nga vendi dhe ngre dorë ndaj bashkëshortes! Arditi u mek fare

Marjeta dhe Bedriu janë bashkëshortë që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” për shkak të një kredie. Bedriu e akuzon gruan për një gjest ndihmese që ajo është përpjekur të bëjë ndaj një të afërmi duke lënë shtëpinë e tyre si garanci bankare për kredinë që do të merrte kushëriri i saj. Siç tregojnë të dy në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, ai iu kishte thënë se shuma për të cilën bëhej fjalë ishte 10 milionë Lekë.5 vite më vonë, ai iu dorëzon certifikatën duke iu thënë se shuma është shlyer, por me vdekjen e tij disa kohë më vonë çifti zbulon se në të vërtetë bëhej fjalë për 30 milionë Lekë, për të cilat banka i njofton se nëse nuk shlyhen këstet, do t’iu merret shtëpia