
Familja e ka braktisur/ 21-vjeçarja shpenzon mijëra dollarë për t’u bërë si “Barbie”

Një 21-vjeçare me ëndrra për t’u bërë një ‘kukull Barbie njerëzore’ pohon se ajo është braktisur nga e gjithë familja e saj pas transformimit dramatik.Jessica, e njohur si Jessy Bunny, është një modele me origjinë gjermane, e cila ka shpenzuar mbi 70,000 dollarë për operacione plastike në përpjekje për t’i ngjasuar kukullës së famshme.Ajo thotë se transformimi tre-vjeçar i ka sjellë trupin e ëndrrave por kjo erdhi me një çmim që nuk e priste kurrë ta paguante: familjen e saj. Ajo thotë se familja i bllokon çdo telefonatë duke refuzuar të flasin me të:“
“Dikur shtiresha se isha e lumtur dhe e fortë, por nuk isha vetvetja ime e vërtetë. Prindërit e mi kishin mendime shumë konservatore në lidhje me arsimin. Sa herë që vishja rroba se ksi gjatë verës ishte si një makth për ta. Më dhanë shalle mëndafshi për të mbuluar dekoltenë time”.E reja, e cila ka më shumë se 84,000 ndjekës në Instagram, poston shpesh foto ku tregon ‘sa larg ka arritur’ që nga viti 2018. Fotot e mëparshme tregojnë Jessicen si një vajzë të dobët me flokë të shkurtër ngjyrë kafe, syze dhe një piercing buzësh.Ndërsa me kalimin e viteve ajo ka postuar foto të ndryshimit që i ka bërë trupit.Jessica u largua nga shtëpia në moshën 17-vjeçare për të filluar transformimin e saj fizik menjëherë më pas. Ajo tregon se ka paguar për operacionin e saj të parë të gjoksit me paratë që mori nga mamaja dhe babai i saj për të filluar shkollën e lartë.