Greta Koci na bëri për të qarë/ Kete kenge duhet t’ia dergoni patjeter motres….

Nëse keni një motër, këngëtarja e njohur, Greta Koçi sapo ka publikuar këngën më të re, të cilën mund t’ja dedikoni. “Motra ime” titullohet kënga, që është publikuar edhe me videoklip, ku nuk ka munguar as Eni.Të dyja motrat kanë kërcyer në një pjesë së bashku, me ritmet e bukura. Padyshim, që ky projekt është pritur shumë mirë nga publiku, të cilët kanë komentuar mjaft fjalë pozitive.
Greta Koçi ka konfirmuar vetëm pak muaj më parë se është martuar dhe tashmë prej disa kohësh jeton në Austri me bashkëshortin e saj. Greta ka treguar për të gjithë ndjekësit e saj se bashkëshorti është një person I cili prej kohësh jeton dhe punon në Austri por me origjinë është shqiptar.“Kanë shkruar mediat, unë e kam parë por asnjëherë nuk kam dashur të reagoj. Po e them vetëm tek ty. Është zyrtare që unë po jetoj në Vjenë, por e kam zyrtarizuar dhe çështjen e zemrës. Unë jam martuar tashmë dhe jetoj së bashku me bashkëshortin tim në Austri.”, shprehu këngëtarja në lidhje me çështjen.“Më duket sikur po marr frymë më lirisht. Është një fazë që po jetoj dhe jam jashtëzakonisht shumë e lumtur. Djali e bën jetën e vetë këtu, por më origjinë është shqiptar.”, shprehu ajo, ku gjithashtu shtoi se respekton privatësinë e bashkëshortit i cili nuk është një personazh publik.Pas këtij lajmi shumë pikëpyetje vijnë në mendje në lidhje me ceremoninë martesore, ku Greta shprehu se “kjo dëshiroj të ngelet personale por janë kryer të gjitha adetet edhe familjare edhe zyrtare”.