Lotët lumë/ Nëna gjen djalin pas 47 vitesh, qan Arditi dhe gjithë publiku

Ndoshta shumë njerëzve mund t’iu kujtohet grupi muzikor “Meteor”, i cili dikur ka performuar në edicionin e parë të “Kënga Magjike”. Por duket se rastësitë janë të çuditshme. Altini, një prej anëtarëve të grupit, është ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty”, por ndryshe nga formula e njohur e rubrikës, ai mbërrin përpara dërguesit të mesazhit në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan.
Ishte një ditë si zakonisht normale. U ula me të dy prindërit, thanë ka ardhur koha që ne të flasim dhe e shohim të arsyeshme momentalisht që ke moshën, logjikën, pjekurinë e duhur që ta tregojmë të vërtetën. Babi nuk arriti dot ta suportonte, ndezi cigaren dhe doli jashtë, ndërsa mami m’i tregoi të gjitha.Ardit Gjebrea: Çfarë di ti? Altin: Di që kur kam lindur me sa më tregoi nëna, jam dorëzuar në institucione si të jetimoreve nga materniteti nuk e di se ku, në Durrës ose diku tjetër dhe më pas në jetimoren e Durrësit. Më pas jam birësuar normalisht brenda gjithë proceseve të caktuara të asaj kohe.Hekria përqafon Rudinin apo Altinin e saj, njëlloj si ditën e parë kur e solli në jetë. Altini është me fat sepse sot mësoi se ka një vëlla e dy motra, të cilët e kanë ëndërruar ditën që do gjenin vëllain e tyre të madh. Heret apo vonë, çdo gjë shkon në vendin e vet. Sot ishte dita e Hekries dhe Altinit që nuk do harrohet kurrë!