Donaldi e pranon kam Gabuar tha/ Ja si qëndron puna mes Borës dhe Beatrix….

Donald Veshaj ka folur për herë të parë në një intervistë pas daljes së tij nga Big Brother. Nëse gjithë banorët e tjerë të BBV me të mbaruar aventura e tyre nuk lanë emision pa vajtur dhe intervistë pa dhënë, njëri prej tyre veproi komplet ndryshe duke i “injoruar” të gjitha ftesat për intervista.Aktori dhe moderatori, Donald Veshaj, dha sot intervistën e tij të parë që nga dalja nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Ai foli për eksperiencën në këtë reality shoë dhe zbuloi nëse do të bënte diçka ndryshe.Tani që kanë kaluar disa muaj, ka një lloj normaliteti?

Si ndihesh ti vetë? “Pa dyshim që po. Ka filluar të më kapë rutina e përditshme. Kur dola në fillim isha çik rrëmujë. Nuk dija kë të takoja, kisha shumë për të takuar. Nuk kam dalë nëpër intervista, nuk kam folur për askënd”, tha Donaldi.“Më është dukur si një lloj vëmendje që kanë dashur të marrin. Nëse ti ke diçka për t’i thënë dikujt, gjej numrin e telefonit, takoje dhe thuaja. Më duket shumë për të folur në media. Një lloj zhurme me provokime, që ty të nxjerr keq”, shtoi ai.Tani që e sheh më ndryshe, si e vlerëson rrugëtimin tënd në “Big Brother VIP”? “-Si eksperiencë shumë e veçantë në llojin e vet”, u përgjigj Donaldi.Do bëje diçka ndryshe? “Po. Ka gjëra që do ti kisha bërë ndryshe. Por formati është i tillë, kur je i vëzhguar 24 orë në 24 orë. Çdo njeri gabon. Është një eksperiencë shumë e fortë. Kam dhënë maksimumin dhe kam marrë maksimumin”, tha Donaldi.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.