Lindi dhe futi foshnjën në valixhe/ Mjekia flet për 40-vjecaren nga Korca: Ka probleme të shëndetit mendor

Mjekja neuropsikiatre, Nikolina Bode nxori detaje për ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një nënë pasi lindi fëmijën e saj e fshehu atë një valixhe. Bode tha për gazetarët se gruaja vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor, duke shtuar se 40-vjeçarja ka humbur lidhjet me realitetin.

Bode shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzëninë e 40-vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar, duke shtuar se gruaja kishte refuzuar që të vizitohej nga mjekët.

Madje mjekja tha se gruaja pohon se fëmijën e kishte lindur dikush tjetër. “Sot ishte dita e parë që u njoha në rrjetet sociale me këtë ngjarje. Prej tre vitesh është e sëmurë mendore, ka qenë në qendrën e sëmundjeve mendore para 1 viti.

Terapia e dhënë nga mjeku nuk është marrë nga pacientja. Familjarët thonë se e kanë shoqëruar. Ajo është e sëmurë, jashtë realitetit, e quan veten e saj një person tjetër, jo ajo që është në të vërtetë dhe thotë se fëmijën nuk e ka lindur ajo”, -pohoi mjekja.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.