Mendojnë për njerëzit këta/ Në këtë vend të botës punohet vetëm 4 dite ne jave

Në Japoni po aplikohet nga disa biznese 4 ditë punë në javë, nga 5 që është aktualisht në pjesën më të madhe të vendit.
Teksa këto ndërmarrje po fusin një trend të ri, ende mbetet e diskutueshme nëse qeveria japoneze do e “përqafojë” një sistem të tillë dhe ta aplikojë atë në mënyrë ligjore.
Në fakt, qeveria japoneze shpeshherë ka shtyrë kompanitë private që të aplikojnë një sistem të tillë. Kompania e fundit që ka aplikuar këtë sistem, është gjiganti i teknologjisë, “Panasonic Holding Corp.”
“Është përgjegjësia jonë që t’ju sigurojmë qytetarëve një balancë mes jetës së tyre personale dhe punës në këto korporata”, thuhet në deklaratën e kompanisë.