Putini nis hakmarrjen e madhe ndaj Europës/ Ja cfarë ka ndaluar tani

MOSCOW, RUSSIA Ц OCTOBER 13, 2021: Russia's President Vladimir Putin gestures during a plenary session at the 2021 Russian Energy Week forum at Moscow's Manezh Central Exhibition Hall. Mikhail Metzel/TASS –осси€. ћосква. ѕрезидент –оссии ¬ладимир ѕутин на пленарном заседании международного форума "–оссийска€ энергетическа€ недел€" (–ЁЌ) в ÷¬« "ћанеж". ћихаил ћетцель/“ј——

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për sanksione hakmarrëse ekonomike kundër Perëndimit. Sipas Reuters, sanksionet janë në përgjigje të “veprimeve jomiqësore të disa shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare”, tha Kremlini të martën.

Emrat e individëve apo subjekteve të prekura nga masat nuk janë përfshirë në dokument. Megjithatë, dekreti i jep qeverisë ruse 10 ditë për të hartuar një listë të atyre që do të sanksionohen, si dhe hapësirë për të përshkruar “kriteret shtesë” për numrin e transaksioneve që mund të kufizohen.

Dekreti do të ndalojë eksportin e produkteve dhe lëndëve të para për individët dhe subjektet e sanksionuara. Ai gjithashtu ndalon transaksionet me individë dhe kompani të huaja të prekura nga sanksionet hakmarrëse të Rusisë.

Njoftimi vjen pasi Evropa pritet të propozojë një paketë të gjashtë sanksionesh këtë javë, duke përfshirë një embargo të mundshme për blerjen e naftës ruse.

Ishte lideri i fundit perëndimor që e takoi para nisjes së pushtimit në Ukrainë, Macron flet me Putin pas rizgjedhjes si President

Zyra e presidentit francez Emmanuel Macron ka konfirmuar se sot do të ketë një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin. Kjo është biseda e parë telefonike pas rizgjedhjes së tij si President i Francës.

Macron ishte lideri i fundit perëndimor që vizitoi Moskën përpara pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Kancelari austriak Karl Nehammer zhvilloi bisedime ballë për ballë me Putinin në Moskë më 11 prill. Reuters raporton se Macron foli për herë të fundit me Putinin në telefon më 29 mars.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.