
5 vite nuk bëri fëmijë/ Këngëtarja, Rovena Ibrahimi: Më thoshin ik diku pse rri ashtu

Prej 9 muajsh, këngëtarja Rovena Ibrahimi ka provuar emocionin më të madhe të një gruaje – të qenit nënë. Nataniel, djali i saj i parë, i ka dhuruar një tjetër këndvështrim për botën dhe jetën.
“Unë thashë që nuk kam për të ikur në asnjë vend, nëse ka qenë shkruar për t’u bërë nënë, do bëhem kur ta ketë shkruar Zoti lart. Në momentin që vërtet ndodhi nuk po e besonim as vetë. Kur i thashë tim shoqi, i nisa testin, tha “kush është shtatzënë?”. Është shumë e sinqertë dhe po e tregoj për herë të parë, sepse ti vërtet ta jep këtë impakt. Pastaj sigurisht u siguruam. Gjatë muajve të parë shkuam mirë, pastaj shumë trazira ndodhën, por ia dolëm”, tregoi kengetarja.